29,04,2024

Femra të jetë më e pranishme në shoqëri dhe vendimmarrje

Must Read

Fillimisht, me plotë krenari mund të themi se, femra shqiptare, përveçse dha kontributin e saj të çmuar për lirinë e popullit dhe çlirimin e trojeve shqiptare duke qenë dorë e djathtë e luftëtarëve ajo ishte edhe prijëse në kohë e etapa të rëndësishme të historisë.
Përveç etapave historike të së kaluarës, gruaja shqiptare e Kosovës edhe sot është bartëse e shumë proceseve të rëndësishme të shtet-formimit dhe të zhvillimit të shoqërisë kosovare.
Por, femra shqiptare, edhe pse ishte bartëse e proceseve në çlirimin e vendit dhe ra dëshmore e kombit, ajo as për së vdekuri nuk po respektohet nga shoqëria jonë, por, po diskriminohet.
Pasi që, në asnjë qytet të Kosovës, deri tani, nuk u ngrit asnjë shtatore/përmendore e ndonjë heroine të Kosovës. Me propozimin tim, që të ngritet shtatore për dëshmoren e Kombit Hyrë Eminin- Mirën dhe përkrahur nga Gruaja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, para dy ditësh, në qytetin e Ferizajt u ngrit shtatorja e kësaj heroine. U zbukurua qyteti me shtatoren e Hyrës dhe mori madhështinë e lulëkuqeve të Kosovës. E me shpresë që, edhe për dëshmoret e tjera të ngritet ndonjë shtatore gjithë andej Kosovës!
E sot, pas 9 viteve pavarësi, dita e gruas 8 Marsi, ndonëse shenohet me permirësime, nuk është e kënaqshme në nivel nacional.
Në të vërtetë, kemi bë përparime, po, ende nuk kemi arritur që të ndihemi mirë e komod në rrugën tonë për barazi gjinore. Ne nuk kemi arritur që të rrisim respektin ndaj femrës dhe ti pranojmë kapacitetet e tyre.
Asaj nuk po i ipet përgjegjësi në postet vendimmarrëse, në Komunën e Ferizajt prej dymbëdhejët (12) drejtorive, vetëm dy femra i kemi në ekzekutivin e Ferizajt, por edhe në Komunat e tjera të Kosovës gjendja është kështu apo edhe më dobët.
Në Konventen e parafundit të Gruas Demokratike të Kosovës, pata kërkuar që: “Pasi që; Partia Demokratike e Kosovës, pas përmbushjes së objektivit të parë, që të jetë Parti Lidere në vend, ta përmush edhe objektiven e dytë, qe krahas fitoreve të arritura si Parti ta ndajmë fitoren në pjesë të barabarta, që vërtetë PDK të jetë liderë edhe në të drejtat e barabarta për Gratë.” Kjo objektiv e radhës, siç po shihet, është në projektin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës z, Kadri Veseli. Ku në fokus ka edhe fuqizimin e femrës.
Fuqizimi i femrës është shemulli më i mirë në komunën e Drenasit, ku përgjegjësi ekzekutive iu dha kënaqshëm femrës në ketë Komunë. Por, duhet cekur se, edhe një pjesë e femrave nuk kanë vetëdijesim që të dëshmojnë për të punuar e kontribuar në mënyrë të barabartë. Jo rrallë ndodhë që gruaja, gruan e saboton dhe e lufton me qëllime të errëta e në mënyrë të paskrupullt nga egoizmi individual, të jetë pengues për vet-avancimin e Gruas. Fatkeqësisht, elemente me tipare jo të shëndosha po ngritin kokë aty-këtu. Dihet që Egocentrizmi dhe Narcizmi janë epidemi më përçarëse që kanë qenë shkatërruese në çdo mjedis apo rrethanë aty ku janë shpërfaqë, prandaj, ne, nuk duhet lejuar që një frymë apo qasje e tillë të depërtoj te ne, por duhet ta largojmë sa ma larg nga nesh.
Prandaj, mund të themi se; ne kemi sfidë të dyanshme, vetëdijesim të përgjithshëm dhe njohje të vlerave të femrës.
Me shprsë që 8 Marsi tjetër, të na gjejë më të pranishme në shoqëri, të punojmë e të tregojm të arriturat tona.
Punoni, fuqizohuni, sfidoni!

Hanife Salihu, kryetare e Gruas Demokratike të Kosovës në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img