13,10,2024

Feministet po e lëkundin udhëheqjen patriarkale?

Must Read

Lajmi ogur mire pas nominimit të Hillary Clintonit për presidente të SHBA-ve është një shpresë se e ardhmja jo e largët në nivel botëror do të ketë një qasje drejt parimit të drejtësisë, ku peshorja për matjen e vlerave njerëzore do të jetë e mbështetur në parimin e barazisë  mes gjinive. Këto ndryshime shpresdhënse do të influencojnë Kosovën tonë, në përfaqësuesit dhe institucionet tona,  dhe me siguri që pikërisht në Kosovën tonë kënga e pushka do të jehojnë si për lindjen e djalit ashtu edhe të vajzës.

         Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lider i zhvillimit demokratik dhe këtë po e dëshmon me veprime konkrete duke shënuar dy ndryshime radikale me peshë historike brenda një dekade.

Ndryshimi i parë ndodhi kur Barack Obama, me prejardhje të përkatësisë së një etnie me ngjyrë jo të bardhë, u nominua për president dhe arrit të fiton postin e presidentit. Ndryshimi i tashëm kur për herë të parë nominohet një femër për presidentet, e shpresohet që poashtu sikurse Obama edhe Hillary Clinton të dal fituese. Megjithatë, cilido që të jetë rezultati përfundimtar vet nominimi i një femre për presidentet është me vlerë të veçantë.

Pesha e vlerës së garës së një femre për të qenë presidentet e USA është e lidhur drjetpërdrejt me  faktin se kanë filluar ndryshime positive në të mirë të njerëzimit dhe konkretisht në të mirë të pozitës së gjinisë femorore. Ëshë manihtëse vetdeklarimi i presidentit Barack Obama në natën e tretë të konventës së demokratëve kur pohoj se Hillary është profesionalisht më e kualifikuar se vet Obama dhe ish presidenti Bill Clinton kur kandiduan për president. Ky argumentim të shtynë në mendime dhe të shikosh se sa femra janë më të kulaifikuara por nuk zënë postet e merituara? Megjithkëtë vetëkritika nga vet meshkujt është një shenjë se drejtësia herët a vonë do të triumfoj. Këto veprime indikojnë që në krye të udhëheqies botërore do të ndodhin ndryshime dhe pushteti i deritashëm që dominohet nga patriakati do të lëkundet. Shumëkush ka ndroje se tani matriarkati do të dominoj. Por kështu nuk është e vërteta sepse goditjen që po e pëson patriarkati nuk është krejtësisht e nxitur nga matriarkati   por më shumë e inspiruar nga feministet demokrate që bëjnë përpjekje të vendosin barazinë në mes gjinive.

Feministet demokrate si moto të tyre kanë që njerëzit pavarsisht përkatësisë gjinore të konsiderohen si vlera të barabarta njerëzore. Feministet demokrate kërkojnë fillimisht nga vetja që me kapacitete e tyre të kontribojnë në zhvillimin e jetës familjare, shoqërore e shtetërore. Objektivi i tyre është që të shfrytëzohen kapacitetet njerëzore në mënyrë të barabartë dhe të kompensohen e të avancohen në mënyrë të barabartë pa dallimi të përkatësisë gjinore.  Lufta dhe përpjekja për t’a arritur këtë qëllimi ka qenë e gjatë dhe e mundimshme por fatmirisht ka sjell ndryshime positive në disa vende poqëse marrim parasysh që në disa shtete në konstilacionin qeveritar representojnë dy gjinitë pothuajse me përqindje të barabartë, 50 të gjinisë mashkullore e 50 të gjinisë femrore.

Ky model i barazisë gjinore në kuadër qeveritar është i aplikuar në shtetet nordike të cilat janë të njohura si shtete të mirëqenies. Mirëpo mirëqenia sociale nuk është e shtrirë në përmasa të gjëra botërore. Mungesa e mirëqenies është më e evidencuar në ato shtete ku mungon aplikimi i koncepti barazi gjinore. Në këto shtete nuk përdoren dhe as nuk vlerësohen resurset njerëzore në shkallë të njëjtë sikuse në vendet ku luftohet që të aplikohet barazia gjinore. Por nëse arrinë që vërtet zoja Hillary Clinton të fiton postin e presidencës do të shënohet jo vetëm fitore e amerikanëve por edhe një sukses në barazpeshën mes femrës dhe mashkullit. Ardhja në krye të Clinton-it do të shënonte një përforcim të forcave feministe që bëjnë përpjekje ta ngrisni rolin e femrës dhe vlerat e saj në shoqëri. Në këtë kontekst edhe femrat kosovare duhet të synojnë që të rrisin kapacitetet e tyre e të kontribojnë për të arritur ndryshime positive që Kosova jonë e vogël të shëndërohet në një shtet të mirëqenies.

            Kështu që, lajmi ogur mire pas nominimit të Hillary Clintonit për presidente të SHBA-ve është një

            shpresë se e ardhmja jo e largët në nivel botëror do të ketë një qasje drejt parimit të drejtësisë, ku

            peshorja për matjen e vlerave do të jetë e mbështetur në parimin e barazisë mes gjinive. Këto ndryshime

            shpresdhënse do të influencojnë Kosovën tonë, në përfaqësuesit dhe institucionet tona,  dhe me siguri që

            pikërisht në Kosovën tonë kënga e pushka do të jehojnë si për lindjen e djalit ashtu edhe të vajzës.

Shkruar nga  PhD- kandidat  Salihe Salihu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img