13,01,2025

Fëmijët rrezikojnë jetën për të kaluar përroin (Foto)

Must Read

Komuna Zall Bastar është një ndër zonat që ndër vite vuan për mungesën e rrugës. Banorët e fshatit Bastar Murriz janë izoluar, pasi rrugët janë bllokuar dhe automjetet nuk mund të lëvizin.

Ndërkohë në këto pamje të dërguar pranë redaksisë “Jetaoshqef.al” duken fëmijët që kalojnë në një përrua për të shkuar në shkollë.

shkolle1-1

Ndërkohë, pak më tej është furgoni, i cili është bllokuar në mes të ujit, këta banorë janë lënë në mëshirë të fatit, askush nuk mendon për ta.

“Përshëndetje JOQ! Shikoni ku kalojnë nxënësit e shkollës në këtë rrugë, ku qeveria as që kujtohet noj herë për mirëmbajtjen e saj. Që prej 25 vitesh rrugët janë në këtë gjendje, askush nuk ka vënë dorë mbi të, përveçse populli me sakrifica tu rreziku jetën. Gati një javë që fshatrat janë të bllokuar nga rruga dhe nuk lëvizin automjetet edhe fëmijët shikoni sa rrezikojnë në këtë rrugë në mes të ujit”, është shprehur një nga banorët duke kërkuar që shteti të ndërhyjë përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi.”

shkolle2-1

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img