Sapo kanë parë se një fëmijë po qëndronte në cep të dritares së katit të pestë, banorët e një ndërtese në Arsenyev të Rusisë, kanë hapur një batanije dhe kanë pritur derisa të fëmija të bie.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur njëvjeçari bie teposhtë dhe kapet nga të pranishmit që ia lehtësojnë rënien, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, vogëlushi ka lëndim në tru si dhe është shumë i shqetësuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se ai ka mbetur pa kujdesin e nënës, të cilën e kishte zënë gjumi nga lodhja. /Telegrafi/