27,11,2024

Fejesa e vendosur nga prindërit, 17-vjeçarja  zhduket

Must Read

Ajo është larguar prej një muaji nga shtëpia, ndërsa familjarët e kanë denoncuar këtë fakt në polici.

“Më tha që jam në Kosovë me një vlonjat, por nuk ma tha emrin. E gjeta në Facebook më tha dhe e pëlqeva”, rrëfen Gramoz Rrethi, babai i vajzës së zhdukur.

“Ishte e mërzitur dhe nisi të qante. Tha vetëm që jam mirë, por nuk foli më shumë. Zërin e kishte shumë të mbytur”, tregon e ëma e 17-vjeçares, Rozeta Rrethi, shkruan TCH.

Policia e Fierit nisi hetimin dhe po kërkon të zbardhë telefonatat e vajzës me familjen. Por edhe këto të fundit janë ndërprerë duke rritur ankthin e familjarëve për fatin e vajzës.

Ledia Rredhi është nxënëse e viti të dytë në gjimnaz, por e kishte braktisur shkollën disa ditë përpara se të largohej nga shtëpia.

Familjarët dyshojnë se vajza po mbahet me zor.

“Derisa nuk foli mirë dhe po qante, kuptova që nuk është mirë”,

Ledia Rredhi ka telefonuar disa herë pas largimit nga shtëpia, por nuk ka treguar emrin e personit me të cilin po jeton. Telefonata e fundit ishte tre javë më parë.

The post Fejesa e vendosur nga prindërit, 17-vjeçarja  zhduket appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img