24,11,2024

Feja e shqiptarit është Shqiptaria

Must Read

Shkruan: Saranda R.Shala

Është e drejtë e gjithësecilit të besoj në fe, në Krisht, apo në Muhamet dhe kjo i takon përkatësisë së tij fetare. Në këtë drejtim askujt nuk duhet t’i imponohet feja e dikujt tjetër, kur aq më tepër kur thuhet që të tria fetë në gjithë shqiptarinë janë në harmoni të plotë me njera-tjetrën. 

Se si ka ardhur feja islame në shqiptari, besoj se nuk është problem i këtij shkrimi, atë e dine historianët, ashtu siç e dime edhe ne që ajo nuk është bërë në mënyrë të menjëhershme, por pjesë-pjesë. 

Ky është një problem tjetër. Ju, i nderuar profesor, i ndani njerëzit në “ne” dhe “ju”. Më vjen keq, por ne dhe ju jemi një, kemi fenë tone shqiptarizmin, ajo është feja jonë, siç e ka shprehur edhe Pashko Vasa tek poezia e tij “ O moj Shypni”. Ashtu siç shkruani ju dhe i kategorizoni njerëzit në dy pjesë, edhe unë njoh disa profesorë që janë ateist ( që s’besojnë fare në asnjë lloj feje), po ashtu njoh profesorë të tillë që shpjegojnë”okolla” fesë e mundohen t’ua fusin në kokë orientimet fetare studentëve. 

E mira e të mirës do të ishte të mos përziejmë shkencën me fenë, apo edhe me gjëra personale. A je vehabist, sekular, ateist, katolik, a mysliman, mbajeni secili për vete. Dihet që Zoti është vetëm një dhe nuk ka Zot për secilën fe në veçanti. 

Nëse ju kanë uruar Bajramin a Ramazanin, a Krishtlindje, nuk u bë nami, por është pjesë e kulturës ndërfetare në të gjithë shqiptarinë. Të tregojmë tolerancë fetare, të mos përziejmë fenë me Radikalizëm e ISIS.

Asnjë fe nuk thotë mbytni fëmijë e njerëz të pafajshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img