28,04,2024

Fazliu: KQZ-ja qëllimshëm shkel ligjin tek formimi i KKZ-ve

Must Read

KQZ-ja me emërimin e KKZ-ve (Komisioneve Komunale Zgjedhore) ka bërë shkelje të ligjit qëllimisht për t’i dëmtuar subjektet politike në zgjedhjet lokale të cilat janë të papërfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Në Ligjin për Zgjedhjet 03/L-073 neni 67.1 pika b) thotë:
b) nga një anëtar i nominuar nga subjektet politike që kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale, nëse i nënshtrohen pragut zgjedhor;
Siç dihet zgjedhjet e fundit Parlamentare u mbajtën me 11.06.2017, ku kemi pasë pos minoriteteve, 3 subjekte politike të certifikuara për zgjedhje: PAN, LA dhe VV. Zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë shpallur më vonë, pas zgjedhjeve parlamentare. Dhe sipas Nenit 67.1b, KKZ-të do të duhej të formoheshin nga një anëtar i subjekteve PAN, LA dhe VV. Ndërsa KQZ ka nominuar anëtarët e KKZ-ve sipas Kuvendit të zgjedhjeve të 2014-ës (secila parti veq e veq), që nuk ka logjikë tjetër pos qëllimisht t’i dëmtojnë subjektet e papërfaqësuara në Kuvend të Kosovës. Pra, kur është në pyetje mbrotja e interesave të partive të tyre politike, të gjitha këto parti politike që përfaqësohen në KQZ janë në gjendje me shkelë edhe ligjin vetëm që të jenë vetë aty dhe t’mos lejojnë lojtarë tjerë. Pra bëhet fjalë për PDK, LDK, VV, AAK dhe NK.
Unë kam reaguar në KQZ për këtë çështje në emër të Nismës Qytetare për Ferizaj – NQF.
Ndërsa sot ne kemi marrë informatën se nga 136 anëtarë të KVV-ve (komisionerëve) ne na i kanë caktuar vetëm vetëm 32 anëtarë. D.m.th., subjektet e sipërpërmendura koketojnë ndërvete kur bëhet fjalë për dëmtimin e kandidatëve tjerë. Herën e kaluar ne jemi dëmtuar në proces nga mungesa e komisionerëve tanë. Kësaj here po provojnë të na dëmtojnë sërish. Hajnat mbesin hajna! Kësaj here këtij dëmtimit tonë të mundshëm i është shtuar edhe VV-ja.
Pse po tutni?
Shihemi në debate! Ne do të triumfojmë!
Bashkim Fazliu Migjeni, Kandidat për KRYETAR – FERIZAJ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img