25,11,2024

Familjarët për 21 Janarin: Gjykata e lartë vrau drejtësinë

Must Read

Ata kanë patur pak njohuri mbi këtë proces dhe askush prej tyre të kontaktuar nga Top Channel nuk kishte dijeni për vendimin e dhënë. Pasi janë njohur në media për mënyrën e dhënies së këtij vendimi dhe janë njohur me të, ata kanë dhënë mesazhet e tyre kundërshtuese ndaj këtij vendimi.

“Është e turpshme! Gjykata e Lartë vrau drejtësinë.  E zvarriti për disa vjet per një lojë të ndyrë politike. Organizatorët mbetën sërish në krye të politikës. Drejtësia sot vdiq! Ndaj këtij vendimi ndjejmë neveri dhe mallkim. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të forcojmë durimin, por jo pa kufi. Urdhëruesit dhe vrasësit ne i dimë. Ne nuk do t’i falim pavarësisht qëndrimit të drejtësisë.  Ne do të presim dhe për t’u njohur me vendimimn e plotë dhe do të bëjmë një ankim të argumentuar sipas legjislacionit në fuqi në Gjykatën e Strasburgut. Ne edhe mazhoranca e sotme u treguam të dobët. Pritëm pesë vjet duke parë vrasësit në Parlament”, thotë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës.

“Nuk gjej fjalë për të thënë. Si nënë dhe si qytetare jam kundër këtij vendimi. Nuk besoj se do të ketë ndonjë qytetar në Shqipëri që të mos jetë kundër këtij vendimi. Një njeri qëllon mbi popull dhe vret, dhe dënohet vetëm me një vit burg, apo me tre vjet burg?! Besoj se nuk ka fjalë për të thënë“, shprehet Alma Veizi, bashkëshortja e Ziver Veizit. /TopChannel

The post Familjarët për 21 Janarin: Gjykata e lartë vrau drejtësinë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img