“Ajo është pranuar, njohur si rast i rëndë», ka thënë për mopo.de ministri për migracion në Landin e Thüringenit, Dieter Lauinger. Ai ka shtuar se «familja tash, pas braktisjes së vendit dhe lindjes së katërnjakëve ka mundësinë më në fund t`i kushtohet sfidave për rritjen e fëmijëve mbi një bazë të sigurt”.
Familja fillimisht fiton një leje qëndrimi për dy vjetët e ardhshme, tansmeton albinfo.ch. Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit.
“Ky është një sinjal i mirë”, thotë Lauinger. Ai thotë se shpreson që së tash do të sqarohen të gjitha çështjet lidhur me përkujdesjen mjekësore dhe që familja së shpejti që qëndrojë edhe financiarisht në këmbët e veta, përcjell albinfo.ch.
Familjes i kanosej kthimi në vendin e prejardhjes pasi që Shqipëria është shpallur vend i sigurt nga Gjermania dhe shtetasit e saj, sipas rregullit, nuk mund të fitojnë azilin në Gjermani.
Rreth dy muaj më parë: Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika ishin pagëzuar në kishën e vendit dhe kumbarë i tyre (nun) qe bërë kryeministri.
The post Familja shqiptare fiton azilin, pasi u bë me katërnjakë appeared first on Lajminet.