Familja e Almirit: Krimineli s’ka komb, drejtësia ta dënojë maksimalisht

By FerizajPress

July 04, 2016

Edhe pse në dhimbje e pikëllim të madh, familjarët e Almirit qetësojnë situatën duke sqaruar se ky rast është personal mes Sedatit dhe Bojanit dhe nuk duhet t’i jepet dimension ndërnacional dhe se krimineli nuk ka as komb e as fe , kurse drejtësia le ta dënojë maksimalisht.

E ndërkaq sa i përket organizimit të protestave, familja Aliu me thirrje deri tek organizatat e ndryshme e partitë politike, që rasti mos të keqpërdoret për interesa partiake apo individuale.

“I lus të gjithë, që mos të shkaktojnë probleme sepse ky rast nuk ka ndonjë bazë nacionale, por ka qenë një problem i rastësishëm personal ndërmjet kushëririt tim Sedatit dhe Bojan Ilicit, kështu që kriminelët në fund të fundit nuk kanë as fe, as komb por as vlera njerëzore. Besoj dhe u apeloj të gjitha organeve të drejtësisë që kriminelin ta dënojnë me një dënim maksimal, që mos të përsëriten raste të këtilla në këtë rajon”, tha Faruk Aliu, kushëri i Sedat Aliut.

Babai i Bojan Ilicit, Goce shpreh keqardhje për humbjen e fëmijës.

“Së pari dua t’i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushit. Edhe unë jam prindër, e di si është andaj edhe shpreh ngushëllimet e mia. Më vjen shumë keq për atë që ndodhë dhe nuk do të doja që kjo të situata të përshkallëzohet dhe dikush nga kjo të përfitoj politikisht. Ne fëmijën nuk mund ta kthejmë me asnjë çmim. Djali im ka bërë gabim dhe për gjithçka që ka ndodhur duhet të zgjidh gjyqi, nëse ai është fajtor, apo nëse ka arsyeje tjera”, tha Goce Ilic, Babi i Bojan Ilic.

Tragjedia erdhi pas një zënke banale mes babait të Almirit të ndjerë Sedatit dhe Bojan Iliq, kur ky i fundit përplasi me makinë familjen 3 anëtarëshe Aliu, e si pasojë e lëndimeve të rënda Almiri ndërroi jetë.

.