28,04,2024

Falsifikonin kartëmonedha euro, 3 të arrestuar

Must Read

Hetimi disa mujor arriti në përfundimin se shtetasit në fjalë në bashkëpunim me njëri­-tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të falsifikimit të kartmonedhës euro prerje 50-tëshe dhe 100-ëshe.

Të arrestuarit janë Ilir Zere, 46 vjeç, Briken Gëri 29 vjeç, si dhe Bledar Zogani 40 vjeç. Mësohet se ata i tregtonin paratë e falsifikuara në tregun vendas.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zere, në cilësinë e provave materiale iu gjetën dhe sekuestruan: 5 thika antike të dyshuar të trafikuara, 1 pushkë sportive pneumatike. 4 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva”, thuhet në deklaratën e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

The post Falsifikonin kartëmonedha euro, 3 të arrestuar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img