16,09,2024

Falja e borxheve shtyhet edhe për 6 muaj

Must Read

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë një konference për media njoftoi se afati për shlyerjen e borxheve shtyhet edhe për gjashtë muaj.

“Vlefshmëria e këtij Ligji përfundon sot, por pas amandamentimit në Kuvend, qytetarët do të kenë mundësi përsëri të bëjnë kontrata të reja për shlyerjen e borxheve” tha Hoti.

Nga 720 milionë sa ka qenë totali i këtij borxhi, 120 milionë janë paguar deri tash, ndërsa edhe 600 milionë akoma janë borxhe.

Gjatë kësaj periudhe disa komuna kanë qenë më të suksesshme në këtë projektligj siç është Gjilani.

Ministri poashtu ka njoftuar se sikurse çdo pjesë e Kosovës edhe komunat e veriut janë pjesë e këtij projektligji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shpaloset busti i veprimtarit dhe Heroit të Kosovës- Rexhep Halimi

Në Parkun afër Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, bashkë me familjarë të Dëshmorëve të Kombit, invalidë e veteranë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img