
Urimi i Fadil Vokrrit:
Të nderuar, drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, adhurues të futbollit, media dhe qytetarë të Kosovës!
Kam nderin që në emër të KE dhe në emrin tim të ju urojë 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, me bindjen që tashmë shteti i Kosovës po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit demokratik, ekonomik, kulturor e veçmas në sferën e sportit. Të arriturat në sport ndërmjet përvjetorëve forcon këtë bindje.
Në këtë ditë të shenjtë nuk mund të mos i kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan deri në flijim sikur edhe gjithë ata sportistë që u flijuan që ne sot të gëzojmë lirinë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që çdo përvjetor të na gjejë, më të fortë e të përparuar në çdo sferë të jetës tonë. /Lajmi.net/