05,07,2025

Fabrika e Veglave dhe Kompania “Cadi Group” mirëpritën kryetarin e Cedar Falls, Robert Green

Must Read

Ferizaj është kryeqendër e zhvillimit ekonomik. Janë bizneset e shumta, që me prodhimet e tyre, punën e përkushtimin, kanë bërë qytetin tonë, referencë të zhvillimit ekonomik. Në këtë kuadër, vizita e Kryetarit të Cedar Falls, Robert Green në Ferizaj, merr kuptim të plotë me vizitë bizneseve.

Sot, mysafirin, kryetarin Green, bashkë me drejtorët komunal, prirë nga drejtori i zhvillimit ekonomik, Balton Dërguti, i mirëpritën drejtuesit e Fabrikës së Veglave “Plus” dhe kompanisë “Cadi Group” shpk.

Kryetari Green pa nga afër kapacitetet prodhuese të dy kompanive, kompani me shtrirje edhe në tregje përtej kufijve shtetëror, gjersa u shpreh i mahnitur me punën, profesionalizmin, standardin e prodhimit, kapacitete e kompanive gjegjëse, duke synuar edhe mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë nga vendi që drejton.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img