02,05,2024

Fabrika e ujit në Shkabaj drejt dështimit, investitorët heshtin

Must Read
Foto nga cereomia e nisej se pnimve ne fabriken e ujit

Ka shumë mundësi që edhe për një kohë ta pacaktuar kryeqytetasit të përballen me mungesë të ujit të pijshëm, madje furnizimi për 24 orë në ditë me ujë si duket do të mbetet vetëm premtim.

”Projekti për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj mund të jetë i dështuar meqë Ministria e Financave dhe Komuna e Prishtinës nuk i kanë alokuar mjetet e parapara dhe ekziston mundësia që edhe Banka Gjermane për Zhvillim të tërhiqet nga ky projekt”, i ka thënë Radio Kosovës një burim nga Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina”.

Ndërkaq një burim tjetër i Bankës Gjermane për Zhvillim ka thënë se “është në dijeni që jo të gjitha mjetet janë alokuar nga Ministria dhe komuna, por që pritjet janë që këto mjete të alokohen së shpejti”.

Radio Kosova ka adresuar kërkesë për informacion rreth kësaj çështjeje te Banka Gjermane për Zhvillim (KFË) dhe me këtë rast na është premtuar se do të dërgojnë përgjigje, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë jo zyrtarisht për Radio Kosovën, se 1.5 milionë euro janë alokuar nga 3 milionë sa janë paraparë. Radio Kosova ka kontaktuar zyrtarë nga Komuna e Prishtinës për të mësuar se a qëndron kjo, por me gjithë premtimin se do të kthejnë përgjigje ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Po ashtu kërkesë për informatë rreth kësaj teme i është dërguar edhe Ministrisë së Financave por as ata nuk janë përgjigjur.

Ky projekt ishte paraparë të përfundojë në vjeshtë të këtij viti.

Ndryshe, më 21 nëntor të vitit 2014 është mbajtur Ceremonia e Vënies së gurë themelit të fazës së tretë ë investimeve për fabrikën e përpunimit të ujit në ”Shkabaj”. Atë kohë ky projekt ishte cilësuar i rëndësisë së veçantë, me ç’rast synohej furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në ditë për banorët e kryeqytetit.

Ky projekt është bashkëpunim i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina”, Ministrisë së Financave, Komunës së Prishtinës si dhe Qeverisë Gjermane dhe Komisionit Evropian. Kostoja e këtij projekti është paraparë të jetë 35 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img