21,12,2025

Fabrika “Apetit” në Milloshevë shet pulën e Ukrainës së vitit 1982!

Must Read

Një pulë me prejardhje nga Ukraina e që kishte për datë prodhimi vitin 1982 ka vënë në lëvizje Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës.

Një sasi prej 100 kilogramësh e mishit është konfiskuar në fabrikën “Apetit” në Milloshevë, derisa AVUK-u do të kërkojë edhe një sasi tjetër nëpër markete, transmeton Koha.net.

“Produkti ka pasur tjetër vend origjine dhe një certifikatë tjetër. Edhe afati i prodhimit dhe skadimit nuk ka qenë në rregull”, ka thënë Lamir Thaçi zëdhënës i AVUK-ut.

Të hënën e 4 korrikut Koha.net ka raportuar se një pulë e konservuar, që për datë të prodhimit ka ditën e katërt të prillit të vitit 1982 në Ukrainë është parë në një supermarket të kryeqytetit.

Një lexues i portalit Koha.net, kishte dërguar një mori fotografish me të cilat argumentohet se pula ka qenë në shitje një natë para festës së Fitër Bajramit.

Me përshkrimin e ambalazhit të pulës është shkruar se ajo mund të konsumohet deri më 5 maj 2016. Sërish i bien që ajo është pa afat.

ukraina

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img