23,12,2024

Evokim për birin e madh të kombit, Rifat Avdiu

Must Read

Shkruan: Xhevdet Ismaili

Ishin kohë vendimtare… ishte tetëdhjetë e njësha. I prangosur në trojet e tija të lashta , kombi ynë po vlonte për brenda, shpirti po i digjej për liri. Nga brenda një zë i thirri fuqishëm! Boll më duruam. …bijat dhe bijtë tanë më të mirë të kombit, nisën dasmën e lirisë. Krushqit ishin të shumtë… në tërë vendin shpërthyen demonstratat, gjithashtu edhe në Ferizaj.

…Qyteti ishte mbushur me të rinjë dhe të reja. Turma sa vinte e shtohej , sheshi po bëhej i ngushtë. Turma ishte e tendosur, si lume I fryrë që është gati të vërshoj… Nga sheshi u drejtuam për te stacioni i milicisë, më të arritur ndaluam para stacionit duke brohoritur kërkesat tona. Baca Rifat doli para nesh, me ballin larte dhe zemrën zjarr na u drejtua: vëllezër e motra “ DUAM KOSOVËN REPUBLIKE”.

Turma u ndez , të mahnitur nga guximi i tij e ngritëm në duar , e mbajtëm në qiell…

Na u bë vellau i madh i turmës.

…Më pas u drejtuam kah sheshi, në mes të rrugës ndaluam. Në shesh para nesh kishim një barriere të madhe nga milicia serbo sllave. Radhët i kishin të ngjeshura, të blinduara , të armatosur gjerë ne dhëmbë.

Kurse , armët tona kishim gjakun që na vlonte në vena dhe vullnetin e qelikt për liri.

Shokët që kishim në krye i konsoliduan  radhët. Radhët tona shtoheshin nga motrat dhe vëllezërit tanë që na bashkoheshin nga të gjitha anët. Tani çdo gjë ishte gati , me shtytje të plotë turma mësynë drejt barrierës se milicisë?

Përplasja ishte e fortë, e përgjakshme. Ne ishim të pa armatosur, andaj ju drejtuam hekurudhës. Aty kishim armët tona , gurët , përleshjet zgjatën me orë.

Dalëngadalë pllakosi qetësia e ftohtë  e dhimbshme por krenarë. Heshtja e gjeti qytetin te katandisur. Sheshi ishte mbushur me gurë, qaure fishekësh dhe gjak. Pati të plagosur, pati dhe te vrarë.

…Në ditët në vijim Bacen Rifat e arrestuan. Me vite e prangosën e torturuan , por se thyen dot.

Baca Rifat me shokët e idealit trasuan rrugën e rezistencës, rrugën e lirisë që në fund u kurorëzua me luftën e shenjtë të UCK-së dhe ndihmën e aleatëve.

Mbi trojet tona rrëzoi liria, e ngrohtë e ëmbël e shtrenjtë… sot fëmijët tanë bëjnë gjumin qetë , nuk i frikohen territ, se larte në qiell kane një yll qe i ndriçon. Të kanë ty Baca Rifat.

Përjetësisht lavdi dhe nder vëllai ynë i madh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img