Mirëpo, sipas këtij hulumtimi për Europën është shënuar më shumë se 1.2 milionë njerëz që mbahen në skllavëri.
Fondacioni “Walk Free” ka treguar se Europa mbanë 1.2 milionë njerëz në skllavëri të plotë, kështu duke e renditur Maqedoninë me përqindjen më të madhe të robërisë. Pas saj vjen menjëherë Polonia dhe Bosnja.
Shtetasit e vendeve të BE’së përbëjnë 65 për qind të të gjithë viktimave të identifikuara të trafikimit me qenie njerëzore në Europë, thotë raporti.
Sipas këtij hulumtimi, dy të tretat e 45.8 milionë personave që jetojnë në skllavëri, janë të abuzuar seksualisht, martesa të detyruara, trafikim, punë e detyruar, shkruan Telegraph, transmeton Gazeta Express.
Vendi i parë në botë që përmban më shumë skllevër është India me 18.3 milionë persona të detyruar në skllavëri.
Menjëherë pas Indisë vjen Kina me 3.9 milionë persona, Pakistani me 2.1 miliona, Bangladesh me 1.5 milionë, Uzbekistan me 1.2 milionë, Indonezia me 736 mijë persona, Malajzia me 129 mijë persona që mbahen në skllavëri.
The post Europa me 1.2 milionë skllevër, Maqedonia renditet e para appeared first on Lajminet.