10,09,2025

Eurocopter ndërpret prodhimin dhe pezullon fluturimet pas aksidentit në Shkodër

Must Read

helikopteri1

Ndërsa Prokuroria e Shkodrës dhe Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit tragjik të 6 prillit, ku si shkak i rënies së helikopterit EC 145 humbën jetën dy pilotët Florian Deliaj dhe Donlad Hoxha, firma prodhuese e helikopterit Eurokopter ka ndërprere prodhimin e tij.

Kompania ka njoftuar të gjitha vendet ku ka helikopterë të këtij lloji të ndërpresin fluturimet deri sa të dalë shkaku i vërtetë i aksidentit.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes ka vijuar me hetimin administrativ nëse janë zbatuar apo jo rregullat e fluturimit ajror. Burime bëjnë me dije se janë verifikuar kartelat mjekësore të dy piloteve ku ka rezultuar se ata e kanë kryer kontrollin një ditë para fluturimit dhe kanë rezultuar në kushte të mira shëndetësore.

Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se mjetit i është bërë kontrolli teknik ku ka rezultuar në rregull. Po në përputhje me parametrat ka rezultuar edhe karburanti një mostër, e të cilit është dërguar edhe prokurorisë.

Nga ana tjetër, prokuroria ka vijuar kontaktet me ekspertët gjermanë për të bërë të mundur çkodimin e kamerës së helikopterit, e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Në lidhje me ecurinë e hetimeve, Prokurori i Përgjithshëm ka informuar në mesditë edhe Presidentin e Republikës, i cili është njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img