Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi dhe Federata Shqiptare e Futbollit, po bëjnë publike agjendën e skuadrën kombëtare gjatë periudhës së përgatitjeve dhe gjatë europianit Francë 2016.
Sipas një plani të detajuar, është vendosur që skuadra të grumbullohet në datë 23 maj në Austri, ku do të zhvillojë një minifazë përgatitore në Badwaltersdorf.
Më datë 29 maj, kombëtarja do të zhvillojë miqësoren e parë kundër Katarit, po në Austri.
Më pas kombëtarja më datë 2 qershor do të niset për në Itali, ku do të zhvillojë në Bergamo miqësoren e dytë në “Attleti Azzurri”, kundër Ukrainës. Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga aeroporti i Bergamos për në Peros Guirec të Francës ku do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së Europianit.
Në këtë qytet do të jetë rezidenca zyrtare e kombëtares së futbollit.
Një ditë përpara tre ndeshjeve, ekipi kombëtar do të udhëtojë nga aeroporti “Lammion”, drejt destinacioneve Lens, Marsejë dhe Lion, pra më datë 10, 15 dhe 19 qershor. Për tu kthyer në Peros Guierec, menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve.
Ja, agjenda e plotë, me oraret e stërvitjes dhe konferencave për shtyp të futbollistëve dhe trajnerit De Biasi: