05,05,2024

ETC në Ferizaj përuroi 10 mijë metra katrorë hapësirë argëtuese

Must Read

Një qendër bowlingu dhe hapësirë me pajisje për lojëra dhe argëtimin e fëmijëve, u përuruan sot pasdite në qendrën ETC në Ferizaj.

Shiritin përurues e prenë z. Ramiz Kelmendi, pronar i rrjetit tregtar ELKOS dhe ETC , njëherit zëvendës kryeministër në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa.

Drejtori i ELKOS-it Granit Kelmendi, bëri të ditur se qendra argëtuese e përuruar në katin e dytë të ETC-në Ferizaj, paraqet një hapësirë që e kompleton shërbimin ndaj konsumatorëve me qendrën tregtare, me qendrën e bowliongut, me restorantin dhe me hapësirën e lojërave për fëmijë.

“Në këtë mënyrë, përveç blerjes, qytetarët kanë mundësi edhe argëtimi së bashku me familjen dhe sidomos me fëmijët, si rrallëkund tjetër”, tha z. Kelmendi.

Të tri katet e ETC-së në Ferizaj kanë një hapësirë rreth 30 mijë metra katrorë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img