10,02,2026

Është kandidat për kryetar të Dibrës, por nuk mund të votoj

Must Read

Pak muaj me pare Xhelili u perfshi ne nje skandal seksual teksa u filmua duke kerkuar seks ne kembim te nje vendi pune. Perballe njeri tjetrit jane Muharem Rama i koalicionit te majte dhe ish deputeti Sherefedin Shehu i koalicionit te djathte.

Sherefedin Shehu, kandidati i djathtë për kryetar bashkie në Dibër nuk mund të votojë, pasi emri i tij nuk rezulton në listat e votimit. Ky fakt u bë i ditur edhe nga vetë Shehu, i cili në një lidhje telefonike për ‘Neës24’, pohoi se sot për të do të votojë e gjithë Dibra. Shkak është bërë një problem për regjistrimin e tij, pasi prej kohësh nuk jetonte më në Dibër.

“Po nuk votoj dot. Po voton Dibra për mua. Ka presione siç ka nisur që ditën e parë. PD po respekton respektimin e procedurave. Probleme ka nga I gjithë procesi, që mund të quhet edhe i vonuar, pasi ka pasur probleme ndaj nëpunësve, apo dhe këta të fundit ndaj qytetarëve”, tha Shehu.

Kandidati i mazhorancës Muharrem Rama: “Sot eshte nje dite shume e rendesishme per te ardhmen e Dibres. I ftoj te gjithe qytetaret te dalin masivisht te votojne. Procesi duhet te jete i qete e pa incidente. Jane qytetaret ata qe me vullnetin e tyre te lire do te percaktojne kryebashkiakun e ardhshem.”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img