10,09,2025

Është zbuluar superartikulli që zgjat jetën dhe… është i shijshëm

Must Read

Nuk jemi të detyruar më të ndihemi fajtorë nëse hamë djathë, posaçërisht nëse është i Zvicrës!

Shkencëtarët përfundimisht kanë gjetur lidhjen midis probiotikëve në djathë dhe jetëgjatësisë!

Në të vërtetë, bakteri – Propionibaceterium freudenreichii, i cili zhvillohet gjatë procesit të fermentimit të djathit – forcon sistemin e imunitetit dhe zvogëlon inflamacionin në organizëm.

Po ky bakter është gjetur edhe në qumësht, i cili është i njohur që ngadalëson plakjen, transmeton Telegrafi.

Studimet të cilat i kanë bërë hulumtuesit e Universitetit të Koresë, në Seul, tregojnë që ky probiotik vërtet forcon sistemin e imunitetit dhe ndikon pozitivisht në organizmin tonë.

E vërtetë, tani djathin mund ta hani pa u brengosur, por me masë!

Në të vërtetë, një studim i mëparshëm ka treguar që djathi është i mirë për veshët!

Shkencëtarët besojnë që djathi përmban substancën kimike e cila do të mund të ndikojë në mënyrë preventive në shërimin e shurdhërisë në rastet kur dëmtimi është shkaktuar nga zhurma e madhe.

Shkencëtarët kanë testuar 600 ushtarë të cilët çdo ditë kanë ngrënë djathë dhe kanë përfunduar që probiotiku në djathë ndihmon që të kthehet sinjali në pjesën e trurit i cili kontrollon dëgjimin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img