Banorët e lagjes “Enver Hadri” në Ferizaj, janë shprehur tejet mirënjohës Komunës së Ferizajt, për asfaltimin e rrugës së tyre. Sipas tyre kjo rrugë do të shërbejë shumë mirë edhe si rrugë lidhëse ne të dyja pjesët e qytetit.
Ndërsa kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, nga afër nga parë punimet që po bëhen në asfaltimin e kësaj rruge. Kryetari Svarqa, tha se realizimi i këtij projekti ka rëndësi të veçante për banorët e kësaj pjesë të qytetit. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 400 metra dhe gjerësi gashtë metra, po ashtu ka trotuare për këmbësorët dhe ndriçim publik.
“Ne po bëjmë përpjekje maksimale që projektet që janë përgatitur për asfaltim t’i realizojmë sa më shpejt në mënyrë që të jenë të qarkullueshme për mërgimtarët të cilët tashmë kanë filluar që të vinë dhe t’i kryejnë pushimet e tyre në Ferizaj. Kjo rrugë banorëve të kësaj ane do t’iu shërbej edhe si arterie kryesore që bën lidhjet mes rrugës “Astrit Bytyqi” dhe rrugës “Rexhep Bislimi” dhe vazhdimi i pjesës tjetër që shpije ne drejtim të rrugës ‘Vëllezërit Gërvalla”, ndikon drejtpërdrejt edhe në lirimin e qarkullimit të këtyre rrugicave nga rrugët kryesore që është edhe synim i yni” , ka thënë kryetari Svarqa.
U bë e ditur se projekti i kësaj rrugës, buxhetit të Komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 50 mije euro.