16,01,2025

Erërat e fuqishme dëmtojnë rrjetin elektrik

Must Read

KEDS ka njoftuar se ekipet e tyre janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.

“Përkundër vështirësive për shkak të pandemisë, ekipe të shumta të KEDS janë mobilizuar paraprakisht për të përballuar erërat e forta që po shkaktojnë prishje në rrjet. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike”, është thënë në njoftimin e KEDS.

Sipas njoftimit, erërat kryesisht janë të koncentruara në rajonin e Dukagjinit, por janë duke u përhapur edhe në pjesët tjera të Kosovës, si në Prishtinë e Prizren.

KEDS ka kërkuar nga qytetarët që të mos iu afrohen rrjeteve elektrike nëse shohin se të njëjta janë të dëmtuara.

“KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë: 0800 791 00 si dhe përmes rrjeteve sociale të kompanisë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img