10,09,2025

Erdogan dënon fuqishëm sulmet terroriste në Stamboll

Must Read

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar fuqishëm sulmet në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.

Aeroporti Ataturk ishte cak i tre sulmeve të martën në mbrëmje, ku mbetën të vdekur së paku 28 persona dhe u lënduan 60 të tjerë.

Pas sulmeve, presidenti Erdogan kishte mbajtur një takim me kryeministrin turk dhe kreun e Ushtrisë.

Erdogani ka thënë se sulmet në Stamboll kishin cak ta sulmonin Turqinë duke përdorur gjakun e njerëzve të pafajshëm. Ai ka thënë se pret që bota të shprehë qëndrimin e prerë kundër grupeve terroriste.

Ai ka thënë se sulmet terroriste nuk dallojnë, qoftë nëse kanë ndodhur në Stamboll, Londër, Izmir apo Chicago.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img