25,11,2024

Enveristët: U legjitimua bulevardi i mbretit Pjetër, pse të mos e kemi sheshin Enver Hoxha

Must Read

Enveristët përmes një letre të hapur i drejtohen kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës dhe ministrit të kulturës Kujtim Shala që të legjitimojnë një shesh në Prishtinë ose Prizren me emrin e Enver Hoxhës
Të respektuar titullar të ekzekutivit Kosovar, pasi ju e legjitimuat kërkesën e paramilitarëve serb të veriut të vendit për të ndërtuar një boulevard kushtuar mbretit Pjetër, ne enveristët kërkojmë nga ju që të merrni kurajon dhe të lejoni ndërtimin e një sheshi edhe për burrshtetasin gjysëm shekullor shqipëtarë shokun Enver Hoxha qoftë në hapësirat e universitetit të prishtinës ose qoftë në kompleksin e muzeut të besëlidhjes shqipëtare të Prizrenit në qytetin e Prizrenit.
Ju përkujtojmë se bulevardin të cilin ju e legjitimuat, i dedikohet njeriut i cili gjatë kohës sa ishte mbret i Serbisë dhe Jugosllavisë, në hapësirat shqipëtare në qdo dy tri vite i hedhte në veprim qetat famëkeqe terroriste serbe të quajtura cërna ruka- dora e zezë, të udhëhequra nga kriminelët e tërbuar anti shqipëtarë si Miliq Kërstiq dhe Kosta Peqenac, për veprimtarinë tmerruese të të cilave një deputet në parlamentin serb i cilësoi me këto fjalë:”Nuk janë oficer, nuk janë kapter, e janë të armatosur deri në dhëmbë, rrahin plaqkitin e prejnë dhe nuk i përgjigjen askujt për asgjë e gjeni tash qfarë tituli t’ju japim” Dinastitë serbe në vitin 1912 siç thotë Ismail Qemali, i vranë dhe i terrorizuan 12777 shqipëtarë.  Në vitin 1918, Nikolla Pashiq kishte deklaruar se nëse për 25 vitet e ardhshme nuk do të kishte luftë në Jugosllavi, shqipëtarët do të zhdukeshin nga faqja e dheut.

Në funksion të kësaj teze hegjemoniste, fashistët serb në vitin 1936 e iniciuan debatin, gjoja shkencor në klubin kulturor të Serbisë të dirigjuar nga: Gjoka Perina, Orestie Kërstiq, Borivoje Bonjevac dhe krye despoti i kulturës hegjemoniste sërbe Vasa Qubrilloviq, për ti shkoqitur alternativat e duhura për asimilimin dhe zhdukjen fizike të shqipëtarëve.
Ne mendojmë se emërtimin e një bulevardi me emrin e një krimineli gjakatarë, nuk e keni bërë nga dëshira, por të shtrënguar nga rrethanat që ndonjëher të detyrojnë edhe të konsumosh helmin dhe të hedhin në detin e të panjohurave.
Atëherë në qoftëse keni legjitimu një shesh me emrin e një njeriu që ishte fati i zi për popullin tonë dhe tuajin, merrni guximin që edhe për ne edhe pse kemi opsion të ndryshëm politikë nga ju, megjithatë ne i përmbushim detyrimet ndaj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të shtetit, e duam pavarësinë e Kosovës e festojmë ditën e saj, ndryshe nga ata që ja djegin kufijtë dhe kudo po të na kërkohet vehemi me jetë në mbrojtje të saj, por e duam edhe bashkimin e Shqipërisë në një shtet të përbashkët. Prandaj legjitimoni një shesh për Enverin për t ia ruajtur dinjitetin këtij burri, që i takon për Kosovën.
Të mos harroni se sisdo që e cilësoni Enver Hoxhëm, e vërteta e vetme është se ai ka qenë udhëheqës i një nga luftrave më të përgjakshme të popullit tone, që përgjthmonë Shqipërinë e çliroj nga zgjedha e huaj. Menjëher pas luftës së dytë botërore Enver Hoxha e drejtoi kontigjentin e mësuesve nga Shqipëria për të mposhtur analfabetizmin në Kosovë. Gjithashtu Enveri dërgoi qindar mija libra për lëndët e shkencave të natyrës, shkencave shoqërore,shpirtërore dhe ato të letërsisë e historisë në Kosovë.
Pas demonstratave të vitit 1968 të cilat arritën ta përmbysin perden e hekurt të Titos e Rankoviqit mbi shqipëtarët, fill pasi u themelua me 15 shkurt 1970 universiteti i Prishtinës, Enver Hoxha solli një kontigjent ligjëruesish rreth 600 puntor shkencor të cilët shkencës kosovare i shërbyen më tepër se një dekad pa marr asnjë lek në Kosovë për punën e tyre shkencore. Kujtojmë këtu se ligjeruesit nga Beogradi pagueshin me flori dhe hidheshin si përbuzës dhe perandor. Përkujtojmë këtu se pas viteve 90-ta kur u shpërbë Jugosllavia, Kosova e formoi një qeveri e cila doli në egzil-qeveria Bukoshi e cila edhe pse kishte tubuar fonde për luftë, për financimin e arsimit në Kosovë dhe shërbimin financiar të institucioneve paralele në Kosovë. Lëre që kjo qeveri edhe pse buronte nga Kosova nuk ua pagoi arsimëtarëve mbi 14 rroga prej 20 DM, por edhe zotit Rugova ju pre telefoni dhe ajo s qau kokën fare se gjoja ishte duke u marrë me punë të mëdha të kombit nëpër kafenet evropiane.
Qeveria e Tiranës e udhëhequr nga Enveri ishte më e merituara për mbajtjen e kongresit drejtshkrimorë i vitit 1972, i cili shqipëtarët në aspektin shpirtërorokulturor I bëri të bashkuar me trungun Shqipëri.
Enveri ishte i vetmi në Evropë që nuk e nënshkroi Helsinkun në vitin 1975 me të cilin e pengoi legjitimimin e coptimit të Shqipërisë nga vetë shqipëtarët, coptim ky që kishte ndodhur në tregjet diplomatike ndërkombëtare. Në vitin 1978 kur po organizohej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të besëlidhjes shqipëtare të Prizrenit, serbomëdhejt kishin vërë kushte për studiuesit nga Shqipëria se në qoftë se ata në diskutimet e tyre do të plasonin teza se besëlidhja shqiptare kishte pasur qëllim çlirimin dhe bashkimin e tokave shqipëtare me Shqipërinë, atëherë atyre s do tu lejohet hyrja në Kosovë për të qenë pjesë e simpoziumit. Enver Hoxha kishte qenë shumë I qartë në porositë për studiuesit. Urdhëri I tij ishte Nëse ju ndaloheni të hyni në Kosovë atëherë krahas sesionit jubilar në Prizren ju të mbani sesionin e njëjtë jubilar në Kuks. Por për këtë nuk pati nevoj sepse Enveri dhe plejada intelektuale e kohës andej e këndej kufirit e qau rrethimin e hekurt titist dhe sesioni jubilar u mbajtë me madhështi në pranin e mbi 100 delegacioneve të huaja.
Prandaj duke i pasur në konsideratë të gjitha këto zhvillime dhe faktin se në vitet 80-ta u përgadit edhe një plan luftarak për ndërhyrje të shpejtë me qëllim çlirimin e Kosovës dhe viseve shqipëtare në ish Jugosllavi për tu bashkuar pastaj me Shqipërinë, por që energjikisht u pengua nga konjukturat ndërkombëtare. Mendojmë dhe kërkojmë që me gjakëftohtësi ta peshoni kërkesën tonë. E kemi të qartë se nuk e keni të lehtë në këtë mozaik të zymtë të vendosni për një kërkesë të till sepse llumi I pistë I krijuar nga pseudohistoriant mandej nga analistët llaskuc të politikave ditore dhe politikanë që duan të ndërtojnë karier duke shkrryer të kaluaren, s lanë gjë të errët pa thënë për Enverin. Por nëse u besoni atyre që thuhen për Enverin atëherë kthejeni koken kah vetja dhe njerzit e juaj që bashk me ju janë në pushtet ajo që flitet për ju dhe varësit tuaj, nuk do të ju jap të drejtë as edhe një ditë të rrini në këtë vend dhe në këto postë. Thjeshtë nëse këta njerëz janë të pa drejtë kur ju akuzojnë juve, të till janë edhe kur e akuzojnë Enverin. Në qoftë se Kosova e mban një rrugë përpos për Pjetrin e Milutinin, edhe me Ahmet Zogun që e shiti Shqipërinë, pse mos të mbaj edhe një shesh me emrin e Enverit të madh që është personi që e krijoji dhe e bëri të flet shqip Shqipëria.
Shpresoj se do të marrim një përgjigjëje të mirëpeshuar dhe të merituar.

Në emër të frontit: Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img