30,04,2024

Enver Haliti e padit Imri Hashanin për shpifje

Must Read

Ferizaj.18.10.2017. Kandidati për asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj Enver Haliti, ka paditur për shpifje kandidatin e LDK-së për asamblist Imri Hashanin. Haliti tha se padinë për Hashanin e ka bërë në Gjykatën Themelore të Ferizajt, duke u bazuar në, siç tha ai, të pavërtetat që kishte thënë Hashani në një debat televiziv në këtë kohë fushate.

“Gjatë rrjedhës së emisionit zotëri Hashani më akuzoi se unë gjatë kohës sa kam qenë drejtor i kulturës kam keqpërdor fondet e drejtorisë dhe me atë rast unë jam zotu dhe jam betuar para qytetarëve që do të ngrisë padi ndaj Imri Hashanit, gjë të cilën e kamë bërë dje në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Unë e shoh këtë si tentim të njollosjes së personalitetit tim, pasi që jam edhe bartës i listës së VV-së për këshilltar komunal”, tha Haliti.
Enver Haliti inkurajon të gjitha fytyrat publike dhe qytetarët e tjerë, që nëse ballafaqohen me shpifje te tilla, t’i drejtohen organeve të drejtësisë.

” Unë i bëj thirrje çdo qytetari apo zyrtari ndaj të cilëve shpifen të pavërteta, vetëm sa për ta zbeh imazhin e tyre, ose vetëm sa për të arritur qëllimin e një politike ditore, ata t’i drejtohen organeve të drejtësisë për shkak që ne duhet ta kthejmë besimin tek këto organe në mënyrë që këto të pavërteta mos të shërbejnë vetëm për qëllime ditore, mirëpo të ketë përgjegjësi publike për fjalën publike secili”, tha Haliti.

Haliti tha se nëse Imri Hashani kërkon falje publike për fjalët që ka thënë, ai do ta tërheq padinë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img