30,05,2024

El Clasico përplas Enriquen me Zidanen

Must Read

zidane-1

Barcelona kundër Real, Luis Enrique kundër Zinedine Zidane do të jetë kryendeshja e kësaj jave.

El Clasico mund të vendosë shumë për këtë kampionat, pasi fitorja do të mbante katalanasit më të sigurtë për titullin, ndërsa humbja mund të krijonte problem.

Një ndeshje e vështirë për të dy ekipet dhe këtë e pranon edhe trajneri i vendasve.

“Nuk ka rëndësi diferenca e pikëve, pasi do të jenë përballë dy nga ekipet më të fortë në botë. Unë mendoj se do të jetë e vështirë për ata dhe për ne” – deklaroi Luis Enrique.

Real Madrid u mund në fushën e tij në takimin e fazës së parë me rezultatin 4 – 0, një disfatë që i kushtoi vendin Rafa Benitez.

Sot pasardhësi i tij Zinedine Zidane do të fitojë.

“E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje, pasi janë 3 pikë të rëndësishme dhe do të bëjmë gjithçka për t’i marrë dhe pse kemi disa mungesa” – sqaroi trajneri i madrilenëve, i cili e ka El Clasico e parë në këtë rol.

Në “Camp Nou” pritet një sfidë e luftuar, ndërsa i gjithë stadiumi do të nderojë kujtimin e Johan Cruyff, i cili u shua pak ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img