Ai që e konfirmoi këtë lajm është vetë presidenti i La Liga-s, Javuer Tebas nëpërmjet një interviste për mediat spanjolle.
Sfida mes dy gjigantëve iberikë do të luhet në orën 16:15 të 3 dhjetorit, një orar ky që ka shkaktuar pakënaqësi në Britaninë e Madhe pasi nuk do të transmetohet në televizion, fakt të cilit i është dhënë shumë rëndësi nga media britanike.
Tabloidi Mirror e jep lajmin e keq për tifozët nëpërmjet një artikulli.
“El Clasico edhe këtë radhë nuk do të transmetohet në televizionet britanike pasi orari i Barcelona-Real Madrid përkon me atë të ndeshjeve të Premier League. Sfida do të transmetohet në 100 vende të ndryshme të botës, por jo në Britaninë e Madhe”.
Në Britani është e ndaluar që në fashën orare 14:45 e 17:15 sipas orës britanike, të transmetohen ndeshje futbolli. Kjo masë u ndërmor nga Federatat e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut me synim për të parë sa më shumë tifozë nëpër stadiumet britanike.
.