28,08,2025

Ekstradohet nga Anglia, do vuajë në Shqipëri dënimin e mbetur për vrasje

Must Read
Ekstradimi i shtetasit shqiptar

Nga Zyra Kombëtare Interpol Tiranë u krye transferimi i të dënuarit Emirjan Hysaj, lindur në Shkodër dhe banues ne Koplik të Malësisë së Madhe.

Transferimi i këtij të dënuari u bë nga Anglia në Shqipëri pasi Ministria e Drejtësisë në Republikën e Shqiërisë ka miratuar transferimin e të dënuarit Emirjan Hysaj për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga Gjykatat angleze.

“Ky shtetas është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Plagosje e rëndë me dashje” i dënuar me 21 vjet e 4 muaj burg nga të cilat ka vuajtur 8 vite dhe pjesën tjetër të mbetur do e kryej në institucionet e vuajtjes së dënimit në Republikën e Shqipërisë”.

Ky shtetas i’u dorëzua patrullës së Policisë së Burgjeve për dërgimin e tij në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit për kryerjen e dënimit të mbetur 13 vite e 4 muaj burg .

The post Ekstradohet nga Anglia, do vuajë në Shqipëri dënimin e mbetur për vrasje appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img