Tom Brokaw tha se nuk pi më nga ujë nga shishet e plastikës pasi një “studiues kryesor i kancerit” sugjeroi se ato janë të lidhura me kancerin.
Brakaw, ekspert i kimisë, 79-vjeçar. i cili u diagnostikua me mieloma të shumëfishtë në vitin 2013, nxiti debatin për shkaktimin e kancerit nga shishet plastike të ujit në një video për faqen mjekësore SurvivorNet, transmeton lajmi.net.
“Nuk pi më prej tyre”, ishin fjalët që nxitën debatin e mëtutjeshëm në lidhje me sigurinë e shisheve plastike.
Joe Schwarcz, PhD, një kimist dhe drejtor i Zyrës për Shkencë dhe Shoqëri në Universitetin McGill, tha për DailyMail.com se ky mit i lulëzuar është problematik.
“Është një deklaratë e vërtetë: po, ne nuk e dimë se shishet e ujit nuk përfshihet si rrezikshmëri. Ne gjithashtu ende nuk kemi fakte shkencore se rrezatimi kozmik shkakton kancerin”, tha Dr Schwarcz.
Pavarësisht nga materiali, ai thotë: ‘Vetëm doza e bën helmin. Vetëm për shkak se diçka konsiderohet të jetë kancerogjene, nuk do të thotë se shkakton kancer tek njerëzit”.
Shqetësimi kryesor, thotë ai, është mbi Bisphenol A (BPA), një kancerogjen i njohur që dikur ishte përdorur në shishe për foshnje para se të nxirrnin nga tregu.