08,09,2024

Eksperti gjerman i turizmit: Vizitojeni Shqipërinë

Must Read

Shqipëria gjithnjë e më shumë po e tërheq vëmendjen e të turistëve të huaj. Çdo ditë e më shumë shtohen shkrimet për turizmin shqiptar, kurse tani është vetë eksperti gjerman i turizmit, Prof. Christian Buer, i cili rekomandon turistët që të vizitojnë Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.

Ai ka marrë pjesë në Panairin e Turizmit që u mbajt në Shtutgart, ku pjesëmarrës për herë të parë ishte edhe Shqipëria, derisa ka sugjeruar që të vizitohet Shqipëria në një emisionet e televizionit kombëtar gjerman “SWR”.

Buer përmend faktin që Shqipëria përveç bregdetit tërheqës, të ngjashëm me atë grek, italian apo kroat, ofron edhe trashëgimi kulturore, dy prej të cilave janë edhe pjesë e UNESCO-s.

Ai thekson më tej edhe faktin që Shqipëria ka një reliev të përshtatshëm për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive, raporton ‘ata.gov.al’.

Prof. Buer shprehet se Shqipëria tashmë është një vend që të ofron siguri, ashtu siç ta ofrojnë edhe shumë vende të tjera evropiane si, Kroacia, Sllovenia apo Greqia. Gjithashtu, ai përmend faktin që Shqipëria është një vend shumë mikpritës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img