16,05,2024

Ekspertët thonë se mungesa e shkollave profesionale rrit papunësinë

Must Read

Fakulteti Juridik, Ekonomik e Fakulteti i Gazetarisë, janë vetëm disa nga njësitë akademike ku ka shumë të përqendruar për studime.

Ndërkaq, numri i të diplomuarve në këto drejtime, për çdo vit kalon numrin 100 për çdo njësi, raporton KTV.

Krejt ky interesim për vetëm disa njësi, sipas njohësit të Arsimit, Halim Hyseni, vjen si rezultat që Ministria e Arsimit nuk ka krijuar shkolla të mirëfillta profesionale dhe të rinjtë nuk dinë ku të orientohen.

Sipas tij, edhe pse duhej të ishte orientuese, klasa e nëntë në Kosovë e ka humbur këtë primat, por zbulimi i profesionit do të duhej të bëhej që nga kopshti.

Ai thotë se në gjendjen që ka rënë Kosova, duhet forcë e madhe institucionale që të tejkalohet kjo krizë.

Por, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë të kënaqur me aq sa ofrojnë shkollat profesionale ekzistuese në vend.

Ata, po ashtu, theksojnë se MASHT’i ka krijuar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi me firma dhe organizata të ndryshme vetëm që nxënësit të marrin mësime profesionale.

Faton Fetahu nga MASHT thotë se po vërehet që maturantët nuk po i preferojnë më vetëm disa drejtime, dhe MASHT’i pret që këtë vit numri i të interesuarve për regjistrim nëpër fakultete, të jetë i njëjtë për të gjitha njësitë akademike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img