15,10,2024

Ekspertët e Qeverisë: Kosova ka 10 mijë e 905.25m2

Must Read

Tomor Qela, përfaqësues i Qeveris së Kosovës me matjen e territorit një konference ka ftuar ftojnë të gjithë personat që kanë kundërshtuar këtë proces që të shkojnë në sallën e qeverisë ku janë ekspozuar materialet dhe ta nxjerrin një përfundim. Ai shtoi se Komisioni ka pasur një shkallë absolute të transparencës. Qela tha se i tërë procesi është monitoruar nga përfaqësuesve të ambasadës së SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it. Komisioni rikonfirmoi edhe njëherë se territori i Kosovës është 10 mijë e 905.25 kilometra katror.

“Nëse e bëjmë një kronologji te shkurtër te deritashme të Komisionit, mund të nxjerrim një përshkrim të qartë se Komisioni shtetërorë për matjen e territorit ka pasur një shkallë absolute te transparencës e bashkëpunimit”, tha Çela.

Ndryshe, ekspertet e caktuar nga Qeveria janë duke paraqitur faktet e tyre, deri sa një grup i ekspertëve edhe duke paraqitur faktet e tyre kundërshtuese ne te njëjtën kohe.

Sot përfundon debati i hapur në lidhje draft-raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror, debat ky i cili ka filluar të martën

Gjatë tre ditëve, institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët kanë mundur të informohen lidhur me faktet që ka gjetë ky komision, si dhe të ofrojnë vërejtjet e tyre në lidhje me vijën kufitare të Kosovë, konkretisht në pjesën mes Kosovës dhe Malit të Zi./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img