30,05,2024

Ekspertë të EULEX-it, në Tiranë për hetimin e krimeve me eksplozivë

Must Read
Çako - Hoffman

Thelbi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit mes palëve, ndërkohë që zv/shefi Misionit EULEX, Hoffman vuri në dukje nevojën e hetimeve afatgjatë.

“Për këtë prioritet do të dërgojmë ekspertë që do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjeve kriminale në fushën e vendosjes së eksplozivëve”, tha Hoffman.

Ai theksoi gjithashtu edhe gatishmërinë e misionit EULEX në drejtim të shkëmbimit të informacioneve të rëndësishme për hetimin e veprave të ndryshme kriminale të kryera nga grupe që mund të veprojnë në të dy vendet, si dhe krijimin e lehtësirave për organizimin e takimeve rajonale me Shefat e Policive të vendeve të rajonit me qëllim koordinimin e veprimeve të luftës ndaj krimit.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako vlerësoi ndihmën e ofruar nga Hoffman, duke theksuar rëndësinë e takimeve të tilla si dhe e siguroi se Policia e Shtetit do të jetë një nga partne rët kryesorë në luftën ndaj krimit. Po kështu, do të jetë e hapur ndaj çdo lloj bashkëpunimi me qëllim rritjen e sigurisë në rajon. “Lufta kundër terrorizmit është prioritet dhe bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm”, tha Çako.

Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të kryera nga Hoffman me drejtues të Policive të rajonit, me qëllim vendosjen e kontakteve dhe rritjen e bashkëpunimit. Gjatë këtij takimi, nga të dyja palët u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit e radikalizmit, kontrollit të kufijve si dhe në drejtim të shkëmbimit të informacioneve apo hetimeve të përbashkëta.

The post Ekspertë të EULEX-it, në Tiranë për hetimin e krimeve me eksplozivë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img