24,11,2024

Ekskluzive: Cigaret për terroristët u prodhuan nga boshnjakët, u transportuan nga kosovarët

Must Read
Pjesëtarë të ISIS-it

Transporti është bërë përmes kompanisë kosovare të transportit “NPT Kosova Tobacco SH.P.K”. Aksionari më i madh i kompanisë, me afro 40 për qind të aksioneve, është shteti i Bosnje e Hercegovinës, saktësisht Ministria e Tregtisë.

Sipas dokumenteve të doganave të Malit të Zi të vitit 2014, “NPT Kosova Tobacco SH.P.K”  në dy raste në portin detar të qytetit të Tivarit në Mal të Zi, u kishte dërguar sasi cigare kompanisë “Umal Behar Shipping”, e cila ishte regjistruar në qytetin libian, Bengazi. Gjatë vitit 2014, ky qyteti libian ishte nën kontrollin e grupeve terroriste Ansar Al-Shaira, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për afro 50.000 kilogram cigare “Royal blue” të cilat ishin ngarkuar në anijen “Ar Raqqah”. Në faqen e specializuar “marinetraffic.com” nuk është arritur të gjendet asgjë rreth ekzistimit të ndonjë anije me emër të tillë. Në dokumentet e doganës të cilat i ka dërguar kompania kosovare, shihet edhe vula e firmës nga Tivari “Atlantshped” e udhëhequr nga Dragana Vujaçiq, e cila në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi, është gjykuar për tregti të zezë të cigareve “Lucky Strike” dhe “Marlboro”, gjatë periudhës 15 deri më 20 gushtë të vitit 2005, transmeton lajmi.net.

Në fund të vitit 2013, pas shumë vitesh gjykime është liruar në mungesë të dëshmive.

Ky shkrim është bërë nga një grup i gazetarëve të vendeve të rajonit, nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina e Mali i Zi./lajmi.net

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni në versionin serbo-kroatisht në Deutsche Welle. Shkrimi i plotë

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img