Ferizaj

Edhe Xhamia e Madhe në Ferizaj feston Kuq e Zi

By FerizajPress

November 28, 2016

 

Edh

e në Xhaminë e Madhe në Ferizaj pati organizime për shënimin e Ditës së Flamurit. Në këtë Xhami u organizua një program për nder të festës së 28 Nëntorit ku për rëndësinë e kësaj date historike foli kryetari i BI-së në Ferizaj Bujar Hasani.

“Urime festa e 28 Nëntorit mbarë popullit shqiptar. Si e tillë kjo festë përkujtohet kudo ku janë shqiptarët, si në trojet etnike ashtu edhe jashtë vendit, mirëpo edhe nëpër xhamia.Festa e 28 Nëntorit është një ditë e veçantë, një datë historike për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë!” thuhet në urimin e kryetarit të BI-së në Ferizaj, Bujar Hasani.