17,05,2024

Edhe Vetëvendosje mbështet protestën për Haradinajn

Must Read
Vetëvendosje

Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do e mbështet protestën e së shtunës.

“Vazhdimi i masës që e mban të izoluar Ramush Hardinaj, nuk është cenim vetëm i personit të tij, por sulm ndaj vetë luftës sonë çlirimtare. Edhe më serioze bëhet situata kur kuptojmë se kjo po bëhet nga fletarrestet e porositura në Serbi. Për këtë arsye, Lëvizja Vetëvendosje përkrah protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, transmeton Lajmi.net

Vetëvendosje gjithashashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protestë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që konsiderojnë të padrejtë këtë proces që mospajtimin e tyre ta manifestojnë në protestën e ditës së shtunë, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë. Haradinaj ka qenë pjesë e luftës çlirimtare kundër shovinizmit gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Fletëarrestet nga Serbia duhet të anulohen për të gjithë ushtarët e luftës çlirimtare”, përfundon njoftimi i Vetëvendosjes. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img