19,11,2024

Edhe unë jam kosovarë

Must Read

Shkruan : Tahire Berisha Abazi

Punëtorët e arsimit janë të përfolur shpeshherë përmes fjalës publike për specifikat e këtij profesioni.

Është përmendë si ana pozitive ashtu edhe disa anë të tjera jo aq të këndshme që mund të rezultojnë gjatë ushtrimit të këtij profesioni.

Nuk do të ishte asgjë e re nëse them se për këtë profesion veç të tjerave duhet , kondicion fizik i mjaftueshëm për të qëndruar disa orë në këmbë gjatë ligjërimit dhe demonstrimit të të dhënave në dërrasë të zezë, duhet kondicion psikik për të mbajtur koncentrimin e nevojshëm për ligjërim dhe njëkohësisht trajtim të 30 apo 40 identiteteve ( karaktereve ) të ndryshme të nxënësve, diapazon i mjaftueshëm intelektual e pedagogjik për të realizuar me sukses arsimin dhe edukimin te gjeneratat nga të cilat varet ardhmëria e jonë.

Ka edhe impenjime të tjera të cilat edhe po të mos shkruhen në këtë rast janë të njohura prej se ekziston shkolla e shkollimi.

Tani në këto kushte mësimdhënësit janë në punë deri në moshën e pensionimit.

Edhe nëse shëndeti i dobësuar i mësimdhënësit fillon të i zbehë atij nivelin e dëshiruar të kondicionit fizik përkatësisht psikik nuk ka alternativë për të zgjedhë:

Çka nëse nuk punon ?

Nëse nuk shkon në punë një mësimdhënës mbajtës i familjes rrezikon të humbë një burim të ardhurash shumë të rëndësishëm për familjen.

Nëse merr pushime mjekësore kuptohet merr edhe shkurtime të ardhurash.

Një sëmundje e rëndë që e rrëmben shëndetin e mësimdhënësit ajo e ballafaqon atë me shpenzime shumë të mëdha të trajtimit mjekësorë, të barnave të shtrenjta, duke ia bërë të domosdoshme kërkesën për shërbime mjekësore në klinikat private, nga që ato publike në të shumtën e rasteve nuk janë të mjaftueshme.

Dhe e tëra kjo vetëm për nji individ vetëm, për mësimdhënësin, e asgjë s’ka këtu për të analizuar, çka për familjen e tij?

A ka pensione të parakohshme për këta mësimdhënës të cilët përveç se vuajn nga shëndeti i lig janë të preokupuar edhe me brengën e jetesës dhe mbijetesës.

Solidariteti kolegial është gjallë dhe kurrë nuk ka munguar për këto raste.

Kjo nuk është e mjaftueshme .Vetëm dora e zgjatur e institucioneve shtetërore mundet me I’u hy në punë këtyre rasteve pa i lënë ata të ndjehen keq.

E përfundoj duke thënë se është shumë e rëndë me i pa kolegët që vijnë nga dita në ditë në punë me shumë vështirësi duke e sfiduar veten dhe shëndetin e tyre, duke e shtyrë sa të munden e sa nuk munden qëndrimin në punë.

Mbase kjo temë e imja do të mund të ndikonte që secila shkollë të paraqesë numrin e personelit mësimdhënës që përkundër sëmundjeve të rënda mbajnë ditarin në dorë.

Po ashtu , gazetaria hulumtuese mund të merret më saktësisht dhe në mënyrë të argumentuar me këtë të vërtet të cilën e kam emëruar , EDHE UNË JAM KOSOVARË.

Të gjejmë zgjidhje përmes institucioneve për këtë kategori të shoqërisë tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img