Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se mbase atë edhe mund ta heqin nga listat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, ose ta përjashtojnë tërësisht nga LDK-ja, por ai s’e ka ndërmend ta votojë Demarkacionin në këtë formë siç është tani.
“Mund të ndodhë edhe përjashtim nga lista edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por gjithmonë parimi im ka qenë interesi i shteti dhe jo partiak. As këtë herë nuk do të çojë peshë asnjë kërcënim”, ka thënë Salihaj, njofton Klan Kosova.
“Askush nuk ka të drejtë të na bëjë presion të caktuar – kur të vijë koha e listave mund të mos jemi në ato lista, por mendimi im nuk ndryshon. Unë jam në LDK nga fillimi dhe është absurde të më përjashtojnë, por mund të ndodhë”.
Sahilaj ka treguar përse ai nuk do ta votojë Demarkacionin.
“Në fillim kisha një bindje që është gjithçka në rregull. Një kohë kisha këtë bindje, por më vonë kur filluan të dalin fakte të reja dhe të flasin ekspertët atëherë mendova përsëri se a është në rregull dhe fillova të dyshojë në vërtetësinë e komisionit dhe krijova një bindje se nuk është gjithçka në rregull dhe nuk është mirë të merret një vendim i tillë me dyshime”.
“Vërtetë se kuptoj se sa do që po zgjatet kjo çështje vetëm po rritet problemi dhe po komplikohet më shumë”.
“Jam i bindur se ka bërë gabim, por nuk e di përse e ka bërë këtë gabim dhe nuk dua të spekuloj”.
Salihaj: Koalicioni i Mustafës me Thaçin, joparimor dhe i pahijshëm
klankosova.tv