13,10,2024

Salihaj: Koalicioni i Mustafës me Thaçin, joparimor dhe i pahijshëm

Must Read

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se koalicioni i LDK-së me Partinë Demokratike të Kosovës ishte joparimore dhe i pahijshëm.

“Ndihem shumë keq me partneritetin me PDK-në. Ne me Isën (Isa Mustafën) proklamonim një politikë krejt tjetër, që asnjëherë nuk do të jem me PDK-në, por do të zbardhim vrasjet politike do të luftojmë korrupsionin. Vazhdimisht kemi pasur këtë platformë politike”.

“Në mbledhjen e fundit të këshillit kur kemi debatuar për këtë çështje donim ta largonim vijën e kuqe, që LDK të ketë një pozitë më të mirë në bisedimet me VLAN-in”.

“E çka ndodhi është se; kryetari shkoi dhe nënshkroi marrëveshje me partinë e Thaçit gjë që ishte jo parimore dhe e pahijshme. Cilat kanë qenë rrethanat dhe çka ndodhur aty mund të shkojë gjatë, por ky ka qenë rasti”.

I pyetur përse nuk largohet nga LDK, meqë nuk ka pajtim në shumicën e cështjeve me vet kryeministrin Isa Mustafa, Salihaj ka thënë se LDK është shumë më shumë sesa struktura udhëheqëse e tanishme.

“LDK-në nuk e kuptoj vetëm me strukturë të lartë të saj. Qëndroj në LDK, sepse vullneti im përputhet me vullnetin e anëtarësisë”.

Por, ai ka thënë se “nuk kam bërë përpjekje për fraksione në LDK ndonëse në vendet zhvilluara praktikohen ato”.

“LDK do duhej ta kishte në krye një person që e përfill vullnetin e elektoratit. LDK duhet ta ketë një person në krye që është në përputhje me vullnetin e elektoratit që ai përfaqëson”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img