28,04,2024

Edhe një rrugë e re në fshatin Dubravë

Must Read

Ferizaj.12.10.2017. Këtë të enjte në fshatin Dubravë është bërë asfaltimi i rrugës “Isuf Fejza”.

Për t’i parë punimet që po zhvillohen në këtë projekt, në Dubravë të Ferizajt ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa. Ai tha se komuna po e rregullon infrastrukturën gjithandej Ferizajt, duke mos përjashtuar asnjë lokalitet.

“Ky projekt po realizohet në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugicave të fshatit Dubravë dhe Pleshinë e Ulët, përmes një memorandumi të bashkëpunimit që kemi pasur komuna me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili projekt ka shumën 160 mijë euro, ndërsa 30 mijë euro janë mjete të komunës së Ferizajt. Falë këtyre investimeve nga kjo ministri ne po arrijmë që të rregullojmë rrugë që të jenë të përshtatshme për qarkullim si të këmbësoreve po ashtu edhe për automjeteve”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se operatorët ekonomik janë duke shfrytëzuar motin me diell, që të përmbyllin edhe projektet e tjera si në zonat rurale, po ashtu edhe ne ato urbane.

“Ne po presim me padurim që në fshatin Greme të fillojnë asfaltimet e të gjitha rrugicave, në mënyrë që përplotësojmë investime tona në atë fshat jashtëzakonisht të dendur për nga numri i banorëve, por brenda pak ditësh do të bëjmë edhe përurimin e sistemit të ujësjellësit për këtë fshat”, ka potencuar kryetari Svarqa.

Edhe banorët e këtij lokaliteti e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës. Ata janë shprehur tejet mirënjohës nda komunës së Ferizajt, për realizmin e këtij projekti jetik për ta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img