05,02,2026

Edhe në Shqipëri ngricë dhe dëborë, ka dhe ndërprerje energjie

Must Read

Situata më e rënduar paraqitet në verilindje dhe juglindje. Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel kalohen me zinxhirë me shumë vështirësi. Ura e Çerenecit-Klenjë është e bllokuar. Disa fshatra janë bllokuar dhe janë pa energji.

Probleme me qarkullimin ka edhe ne aksin Elbasan-Librazhd -Qafë Thanë. E bllokuar nga bora është njësia administrative Stëblevë, ku trashësia arrin 50 cm. Është bllokuar qarkullimi në kthesën e Murrashit, në rrugën Librazhd-Elbasan. Reshjet e borës në këto momente janë të përqendruara në verilindje dhe juglindje të vendit me intensitet të ulët.

Në mesditë, reshjet e borës do të ndërpriten, por do të ketë erë të ftohtë, që do të shkaktojë dallgëzim të fortë në bregdet deri në 8 ballë.

Pritet të ketë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në mesditë në zonat malore. / Top Channel

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img