21,12,2024

Edhe në Ferizaj u shënua 8 Marsi – Dita e Gruas

Must Read

Një një fjalë përshëndetëse dhe urimi, e para e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi tha se përpjekjet institucionet janë të përqendruara në veçanti në krijimin e një ambienti në të cilën fëmijët tanë rriten me kujdes, dashuri, dhe qasje në shkollim, në frymën e edukates, të lirë nga dhuna dhe stereotipet gjinore. Ajo uroi gjithë gratë dhe vajzat në ditën e tyre, duke kujtuar sakrificën e grave ndër shekuj pë të arritur barazinë.

Ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, paraditen e sotme ishin mbushur si asnjëhere më parë me zonja ferizajase që kishin ardhur në organizimin kushtuar Ditës së Gruas – 8 Marsit. Nikoqire e këtij organizimi që u realizua nën përkujdesjen e të parit të Ferizajt, Agim Aliu, ishte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mexhide Mjaku Topalli, drejtori i organizatës “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi si dhe zyrtarja për barazi gjinore në Ferizaj, Vjollca Krasniqi.

“Ky aktivitet shënohet në këtë ditë të veçantë, ditës së 8 Marsit festës së gruas, që simbolizon lëvizjen e grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në filmin e metrazhit të shkurtër që do të paraqitet sot falënderoj regjisorin Besim Ugsmajlin me stafin e tij, për temën e përzgjedhur të trafikimit me qenie njerëzore si një dukuri globale që konsiderohet si edhe “Skllavëria e kohëve moderne”. Trafikimi i grave dhe vajzave nuk lidhet thjesht vetëm me prostitucionin e detyruar dhe shfrytëzimin, por përfshinë gjithashtu shfrytëzimin e njeriut në forma të ndryshme, dhunimin dhe probleme të tjera shoqërore. Shoqëria jonë ka nevojë t’i adresoj dukuritë që e kërcënojnë mbarëvajtjen e saj dhe mirëqenien e qytetarit. Përpjekjet tona duhet të përqendrohen në veçanti në krijimin e një ambienti në të cilën fëmijët tanë rriten me kujdes, dashuri, dhe qasje në shkollim, në frymën e edukatës, të lirë nga dhuna dhe stereotipet gjinore. Një qasje e tillë në afat të gjatë do të sigurojë zbatimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave të tjera që ne i ndajmë me civilizimin evropian. Ne duhet të forcojmë sistemin tonë dhe të sigurohemi se bartësve të dhunës dhe te gjitha fenomeneve negative t’i jepet dënimi adekuat, sepse Kosova e në veçanti Komuna e jonë nuk toleron akte të tilla” tha Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi.

Fjalë përshëndetëse në këtë ngjarje patën edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mexhide Mjaku Topalli, drejtori i organizatës “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi si dhe zyrtarja për barazi gjinore në Komunën e Ferizajt, Vjollca Krasniqi, të cilët i uruan të pranishmet por edhe më gjerë në këtë festë, duke siguruar angazhim të shtuar institucional për të drejta të barabarta.

Pas pjesës foljore, në sallën e Kuvendit të Komunës u shfaq filmi i shkurtër me titull “Rruga” i punuar nga regjisori i mirënjohur ferizajas, Besim Ugzmajli që për tematikë ka trafikimin me qenie njerëzore e që mëton të shpalos nevojën e angazhimit shoqëror dhe institucional në luftimin e këtij fenomeni.

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj u organizuan edhe një varg aktivitetesh për këtë ditë nga grupe të ndryshme shoqërore, për të festuar dhe ngritur zërin për barazinë gjinore, përpjekje për të cilën lypset angazhimi i gjithë shoqërisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img