30,06,2024

Edhe kështu shpërndahet buka në Ferizaj (Foto)

Must Read

Jemi mësuar që shumë artikuj ushqimorë ti gjejmë rreth rrugës por si duket tani s’është çudi që të gjeni edhe bukë.

Këto  bukë sot në mëngjes qëndruan skaj rrugës  “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Siç shihet edhe në foto  kjo gjendej mu para stacionit të Policisë në Ferizaj,  afër rrethrrotullimit.

Sipas fotove që ka dërguar një lexues  në redaksinë e FerizajPress, kjo bukë është lënë nga njëri shpërndarës dhe pas gjysmë ore  një makinë tjetër po e të njëjtës kompani e  ka marrë dhe e ka dërguar atje për ku ka qenë e destinuar.

Po të ishte fjala për ndonjë artikull jo ushqimor ndoshta edhe kjo do të merrej si një barometër i sigurisë   ku mund të lësh materialin skaj rruge dhe  të mos rrezikohesh që ta humbësh ,por kur është  fjala për artikuj ushqimorë kjo ndërron dhe duhet të jetë  një alarm për pronarët që të kenë kujdes për artikujt të cilët i shpërndajnë si dhe për inspektorët  të cilët duhet të marrin masa në raste të tilla.

Kjo ka ndodhur në ditën e sotme në orët e hershme të mëngjesit, që nga ora 5 e 20 deri ora  6:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

59 vite burgim ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Gropa”

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 11 të akuzuarve në rastin e njohur si “Gropa”, duke...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img