Edhe grupi parlamentar i LDK-së në Ferizaj me kandidat për kryesues të Kuvendit

Share

Ferizaj.19.12.2017. Grupi parlamentar i LDK-së në Ferizaj, sot, mbajti mbledhje për përgatitjet e seancës së Kuvendit Komunal e cila do të mbahet nesër.
Grupi parlamentar i LDK-së i cili është i unifikuar në qëndrime ka vendosur që të propozojë një kandidate për kryesuese të kuvendit.
Kandidatja e cila është propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së është znj. Bahrije Hyseni.

Grupi parlamentar i LDK-së do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve përgjatë këtij mandati, thuhet në një njoftim  nga mbledhja e mbajtur sot e degës së LDK-së në Ferizaj.

Të ngjashme: