01,05,2024

Edhe gruaja e komandantit të FSK-së në listën e veteranëve mashtrues, ani pse ishte ushtare e dalluar e UÇK-së

Must Read

Publikimi i listave të veteranëve që dyshohen si të rrejshëm nga prokuroria e shtetit të Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta dhe ka ndezur një debat të gjerë shoqëror dhe politik në vend.

Shumë reagime ka pasur nga vet veteranët të cilët janë të përfshirë në këto lista, e që në fakt kanë ofruar fotografi dhë dëshmi të shumta se kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së, shkruan gazeta online Veriu.info.

Në njërën nga këto lista, siç mëson gazeta online Veriu.info, figuron edhe Drita Simnica Rama, gruaja e komandantit të FSK-së Rrahman Rama, e cila në fakt njihet si njëra nga ushtaret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës, përkatësisht në Vushtrri.

Në listën e veteranëve mashtrues figuron emri i saj më të dhëna të tjera personale që mund ta gjeni më poshtë, por që dihet nga të gjithë qytetarët e Vushtrrisë angazhimi i madh i saj në luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës, ku ka marrë pjesë në shumë beteja të Brigadës 142 të ZOSh.

Përveç Drita Simnica Ramës, gazeta online Veriu.info ka zbuluar se edhe një ish ushtare e vërtetë e UÇK-së, është futur nga ish prokurori Elez Blakaj në listën e veteraneve të rrejshme. Fjala është për Florije Osmanin nga fshati Bare i Mitrovicës

Kjo foto e bërë në spitalin ushtarak në Shalë të Bajgorës, ku Florije Osmanin mjekon plagët e zv.komandantit të brigadës 141 “Mehe Uka”, Zymer Halimi-Besi.

Pra, Florije Osmani ka punuar si motër medicinale në spitalin ushtarak në Shalë të Bajgorës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img