Fshati Gushavc i Mitrovicës është tronditur nga një ngjarje e muajit të kaluar, pasi një baba mësohet të ketë dhunuar seksualisht disa herë vajzën e tij 18 vjeçe.
Bëhet fjalë për H.S. (emër i njohur për redaksinë), i cili u raportua nga gruaja e tij se gjatë muajit shtator ka dhunuar disa herë vajzën e lindur në vitin 2000.
Gazeta Metro ka arritur ta konfirmojë rastin nga burime brenda Policisë së Kosovës, pasi zyrtarisht ka qenë e pamundur për shkak të heshtjes së Stacionit Policor në Veri.
“Në Gushavc H.S disa herē e ka dhunuar vajzën e tij, e lindur në vitin 2000. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e vajzës”, konfirmojnë burime të sigurta të Metros në Polici.
Siç bëhet e ditur, 48-vjeçari është arrestuar para disa ditësh, ndërkohë që tani ndodhet në paraburgim.
Ndonëse asgjë nuk është e konfirmuar, Metro mëson nga të afërm të të arrestuarit, se ai ka probleme mendore.
Ndryshe, Gushavci është fshat që gjendet në pjesën veriore buzë Ibrit, rreth 3 kilometra nga qendra e qytetit.