28,04,2024

E sulmuan 4 persona me thikë, instruktori nuk bashkëpunon me policinë

Must Read

Ngjarja ndodhi në rrugën “Donika Kastrioti”, që ndodhet mes Gjykatës Kushtetuese dhe dy kullave, rreth orës 23:45 të së hënës. Megjithatë, Policia u njoftua për plagosjen më shumë se një orë e gjysmë pasi kishte ndodhur, nga personeli i Spitalit të Traumës, ku i dëmtuari ishte paraqitur rreth orës 00:30, në gjendje të rëndë. Burime nga Policia thanë se i plagosuri është shtetasi Halim Hysa, nga Dibra dhe banues në Tiranë, pronar i një palestre në Institutin Bujqësor.

Ndërsa personat që e kanë sulmuar fillimisht me grushte e më pas e kanë goditur me thikë në brinjë, kanë qenë 4, edhe pse Policia thotë zyrtarisht se është vetëm një autor i dyshuar, tashmë i identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku grupi i gatshëm patrullon vazhdimisht e megjithatë nuk është parë nga askush.

Madje, edhe një efektiv objektesh, që ishte me detyrë si roje pranë Gjykatës Kushtetuese, pretendon se nuk i ka parë autorët, edhe pse ka ndërhyrë kur ka parë sulmin. Nga ana tjetër, vetë i plagosuri, tashmë jashtë rrezikut për jetën, sipas ‘Panorames’ nuk është treguar bashkëpunues me policinë.

Ai ka pohuar se ka qenë një sulm i befasishëm dhe nuk i njeh autorët, shkruan Mapo.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img